Dukshmëria e lokacionit Tuaj në Google Maps dhe Google Search luan, rol kryesor në gjenerimin e klientëve të rinj, blerësve ose përdoruesve të produkteve ose shërbimeve tuaja.
Google përdor shumë parametra nga përdoruesit e tij, me qëllim që të sigurojë informatat më të rëndësishme dhe relevante të cilat i kërkojnë përdoruesit.
Për shembull, kur një përdorues ka nevojë për shitore këpucësh, në Google Maps fut fjalët “Shoe store near me”, “Shoe store open now” dhe të ngjashme… Që Google të sigurojë informatën më të saktë për përdoruesin në lidhje me kërkimin e tij, merren parasysh parametrat e mëposhtëm:
- Lokacioni i saktë i përdoruesit që e kërkon informatën nga koordinatat “GPS” ose adresa “IP” e pajisjes.
- Historia e kërkimeve ose klikimeve të mëparshme.
- Biznes lokacione të prezantuara plotësisht të cilat:
- kanë futur emrin e saktë të lokacionit të biznesit
- adresën e saktë dhe lokacionin “pin” në hartë
- kohën e azhurnuar të punës
- numër telefoni për kontakt
- “link” – lidhje që çon në faqen e internetit të lokacionit
- logo e dukshme, fotografi dhe video të publikuara në atë lokacion
- vizitë e përpunuar virtuale e objektit, në mënyrë që përdoruesi të mund të njihet me lokacionin përpara se ta vizitojë atë
- numri i komenteve dhe vlerësimeve nga përdoruesit
- aktiviteti i pronarit të lokacionit në Google.
Duke ditur që banorët e vendeve të zhvilluara në botë i përdorin rrjetet sociale vetëm në kohën e lirë, dhe se vegla e parë e kërkimit është Google Maps, prania e lokacionit të biznesit në Google është shumë e rëndësishme!
Ky trend botëror (në mënyrën e kërkimeve në internet) është gjithnjë më e shprehur në vendin tonë dhe në rajon.
A është lokacioni i biznesit Tuaj i radhitur në mesin e brendeve mirë të njohura, që ka qasje në Google?
Çka duhet të dini për lokacionin e biznesit tuaj:
Prania e lokacionit në Google Maps dhe Google Search, informatat precize për të njëjtën, si dhe të dhënat e azhurnuara janë elementet kryesore që një lokacion të mund të gjendet në Google. E gjithë kjo kontribuon në një qasje më të lehtë dhe shikueshmëri më të madhe të platformave të Google të cilat i përdorin klientët Tuaj potencial.
Që një lokacion të jetë më i qasshëm dhe për t’u gjetur më lehtë, janë të nevojshme elementët kryesore si më poshtë:
Lokacioni të jetë i vendosur në Google Maps dhe Google Search;
Duhet të futet emri i saktë, adresa, numri i telefonit dhe pin në hartë, si dhe të përfshihen të gjithë parametrat e tjerë të mundësuara nga Google në lidhje me lokacionin. (si: link që çon në faqen e internetit, a punon me karta debitore dhe kreditore, a kryen porosi, a është e arritshme me karrocë, dhe të ngjashme…)
E njëjta të jetë e verifikuar dhe të sigurohet qasje për pronarin e lokacionit;
Lokacioni duhet të ketë pronar primar. Ai do të ketë qasje në të gjitha të dhënat për lokacionin e vet, ndërsa Google do të mund ta kontaktojë për të gjitha proceset rreth lokacionit)
Biznes lokacioni i optimizuar në mënyrë adekuate;
Qëllimi është që kur përdoruesit potencial kërkojnë terma dhe fraza të cilat asocojnë me atë lokacion biznesi, i njëjti të shfaqet në rezultatet e kërkimit.
Lokacioni i biznesit i prezantuar përmes fotografive adekuate, videove dhe vizitës virtuale;
Paraqitja vizuale e vetë lokacionit, produktet dhe shërbimet që i ofron është e rekomanduar dhe gjithmonë e mirëpritur.
Është i nevojshëm menaxhim adekuat i lokacionit të biznesi përmes platformës Google;
Google siguron qasje në platformën për menaxhimin e lokacioneve të biznesit. Përdorimi adekuat i kësaj platforme gjeneron rritje të popullaritet, frekuentim dhe klikime të një lokacioni në Google Maps dhe Search.
Angazhimi i profesionistëve për Google Local Search për lokacioni e biznesit e Biznesit;
Ekipi i “SeeInsideMK” merret me këtë problematikë që nga fillimi i projektit Google Street View në vendin tonë. Ne kujdesemi në mënyrë aktive për praninë e më shumë kompanive vendore dhe të huaja dhe lokacionet e tyre në platformat e Google. Veçojmë disa prej tyre:
- GREE Македонија (lokacionet në Shkup – Qendër dhe Aerodrom
- Мега Куманово (lokacione në Shkup dhe Kumanove)
- Restorani “Equilibrium” (lokacioni në Shkup)
- ЕДГ – Ендомак Дентал Груп (lokacione në Shkup dhe Gjevgjeli)
- Ormos Travel (lokacioniа Ormos Panagias, Sitonia, Greqi)
- Аудио Центар Болин (lokacioni në QTQ – Shkup)
- Дентиција klinikë dentare (lokacioni në Gjevgjeli)
- Feniks 93 (lokacioni në Kumanovë)
- Корона Дентал (lokacioni në Gjevgjeli)
- … dhe tjera
Rekomandimi ynë
Ju rekomandojmë fuqishëm që lokacioni i biznesit Tuaj të jetë e qasshme në internet kërkuesin numër 1 në botë – Google. Kërkoni ndihmë profesionale nga ekspertët në fushën e prezantimit të lokacioneve të biznesit të Google të cilët karakterizohen me Google Certifikata si më poshtë:
- Street View Trusted Photographers
- Local Guides Level 8
- Trusted Verifiers
- Google My Business Experts
Na kontaktoni për më shumë detaje!